Home / Sport / Estudiantes shpallet kampion i Kupës Libertadores

Estudiantes shpallet kampion i Kupës Libertadores

Skuadra argjentinase e Estudiantes është shpallur kampione e Kupës Libertadores duke mposhtur në finale brazilianët e Kruzeiros.

Estudiantes fitoi në ndeshjen e kthimit të finales me rezultatin 2-1, ndërkohë që ndeshja e parë në Brazil pati përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Heroi i skuadrës nga Argjentinas ishte i mirënjohuri Huan Sebastian Veron, i cili arriti të shënojë golin dytë dhe fitores njëkohësisht për skuadrën e tij.

Kruzeiro ishte e para që kaloi në avantazh, por Estudiantes barazoi me anë të Mauro Boselit dhe Veron ishte autor i golit të avantazhit. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Minerao” u ndoq nga një numër prej 67 mijë spektatorësh.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *