Home / Sport / Eto’o është lojtar i Interit: I lumtur zikaltër

Eto’o është lojtar i Interit: I lumtur zikaltër

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka arritur marrëveshje me Interin. Lajmi është bërë publik nga vetë agjenti i sulmuesit.

Kamerunasi do të marrë pagë vjetore prej 10 milionë eurosh plus bonuse.

Eto’o do të shoqërohet edhe nga bjellorusi Alexandr Hleb, ndërsa në drejtim të kundër do të lëvizë Zlatan Ibrahimovic, për të cilin Barcelona do të paguajë një shumë prej 40 deri në 50 milionë euro.

“Kemi arritur marrëveshje me Interin. Samuel ka biseduar me Mourinhon dhe është shumë i lumtur që do të veshë fanellën zikaltër”, ka thënë agjenti i lojtarit, Jose Maria Mesalles.

28-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i Barcelonës në sezonin e fundit me 34 gola të shënuar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *