Home / Sport / Eto’o mbërrin në Milano: Erdha për Championsin

Eto’o mbërrin në Milano: Erdha për Championsin

Samuel Eto’o ka mbërritur në Milano. Pa patur kohë të zbarkojë në aeroport një grup i madh gazetarësh, fotografësh e madje punëtorësh e pritën me brohoritma.

Mendimi i parë i Eto’o është për Morattin. “Është një njeri me zemër të madhe”, pastaj u drejtohet kolegëve të tij “Urimet e mia për fitoren në derbin e parë të këtij viti”.

Në aeroport kamerunasi u prit nga agjenti i tij Mesalles dhe një nga drejtuesit e Interit, Vigano.

“Jam shumë i lumtur që jam tek Interi. Kam ardhur për të punuar dhe fituar Championsin”, përfundoi Eto’o.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *