Home / Sport / F1, Shumaher rikthehet në pistë

F1, Shumaher rikthehet në pistë

Kampioni i shumfishtë i “Formula 1”, gjermani Michael Schumacher, i rikthehet pilotimit të “kokëkuqes”, duke zëvendësuar për hesap të “Ferrarit” në garat e ardhshme “Grand Prix” Felipe Massa-n, që pësoi një dëmtin tejet serioz në garën e fundit, në Hungari.

“Ferrari” ka bërë zyrtar këtë vendim: “Duke vlerësuar çmimet që i ka dhënë skuderisë sonë Michael Schumacher, por edhe dominimin e tij në këto gara, gjermani u pa si piloti i vetëm për të zëvendësuar brazilianin Felipe Massa, i cili, pas dëmtimit që pësoi në Hungari, nuk mund të kthehet në gara. Gjermani ka shfaqur gatishmërinë e tij dhe në ditët e ardhshme do të nisë një program të posaçëm për përgatitjen e fundit, në prag të garës së 23 gushtit.”

Nga ana e tij, vetë Shumakeri ka pohuar: “Unë kam vendosur të rikthehem në pistë, i diktuar, sot pasdite. Para se të konfirmoj këtë vendim, dua të nënvizoj se gjëja më e rëndësishme për mua, lavdi Zotit, të gjitha lajmet rreth Felipes janë pozitive. Unë i uroj atij të shërohet sa më shpejt dhe të jetë në gjendje të pilotojë sërish. Unë u takova këtë pasdite me Stefano Domenicalin dhe Luca di Montezemolon. Së bashku kemi vendosur që të përgatiten për të marrë vendin e Felipes. Është e vërtetë se kapitulli “Formula 1”, si garues dhe pilotues në pistë, për mua ka qenë i mbyllur, por s’mund të mohoja mirënjohjen dhe luajalitetin ndaj ekipit tim. Unë nuk mund ta injoroja këtë situatë të keqe te “Ferrari”, pas aksidentit që pësoi Massa, kështu që iu përgjigja pozitivisht Montezemolos dhe Domenicalit.”

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *