Home / Sport / Federer në finalen e shtatë radhazi të Wimbledon

Federer në finalen e shtatë radhazi të Wimbledon

Kampioni i pesëfishtë Roger Federer ka mposhtur gjermanin Tommy Haas në tre sete (7-6, 7-5, 6-3) në gjysmëfinale, për të arritur në finalen e Wimbledonit për të shtatën herë radhazi.

Haas i cili kurrë nuk ka kaluar më shumë se rundi i katërt i turneut, pati një paraqitje të pëlqyeshme, duke i shkaktuar vështirësi zviceranit në dy setet e para, por nuk arriti ta fitonte asnjërin.

Fitorja e Federerit, i cili vitin e kaluar u mposht në finale nga numri një, Rafael Nadal, i jep atij mundësinë të fitojë titullin e gjashtë në turneun britanik, pasi tashmë ka fituar pesë nga shtatë finalet në të cilat ka marrë pjesë.

Zvicerani do të ketë përballë në finale fituesin amerikanin Andy Roddick i cili mundi britanikun Andy Murray.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *