Home / Sport / Fiorentina kerkon Xhemajlin

Fiorentina kerkon Xhemajlin

Drejtuesit e Fiorentinës pas lajmit për largimin e Filip Melos për te Juventusi, menjëherë janë hedhur në kërkim të një zëvendësuesi për brazilianin dhe të gjithë sytë janë drejtuar ka mesfushori tetovar i Torinos Blerim Xhemaijli.

Vetëm disa orë pas njoftimit se Felipe Melo ka nënshkruar për Juventusin, Fiorentina planifikon të transferojë një lojtar i cili do ta zë vendin e tij. “Sky” njofton se për këtë pozitë Viola dëshiron ta transferojë mesfushorin e Torinos, Blerim Xhemajli.

Mesfushori nga Tetova sapo ka nënshkruar kontratë me Torinon, ku qëndroi sezonin e kaluar në formë huazimi nga Bolton Wanderers, mirëpo mundësia për të luajtur në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, padyshim që do ta joshë shqiptarin me pasaportë zvicerane.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *