Home / Sport / Flet legjenda: Everton, bli Canën!

Flet legjenda: Everton, bli Canën!

Toni Kaskarino, ish-sulmuesi i kombëtares skoceze dhe klubit të Evertonit, i këshillon bluve të Liverpulit, afrimin e kapitenit shqiptar të Marsejës Lorik Cana, në radhët e tyre.

“Jam në dijeni të kontakteve që Everton ka me kapitenin e Marsejës, Lorik Cana. Do të ishte një marrëveshje interesante nëse realizohej, pasi mesfushori shqiptar është shumë i ngjashëm me Maruan Felainin, që luan aktualisht te Everton dhe bashkë do të krijonin një nga dyshet më të forta të Premier Ligës, duke i dhënë ekipit më tepër forcë dhe siguri në repartin e mesit të fushës”, deklaron ndër të tjera Kaskarino që e shikon Canën si një goditje të vërtetë merkatoje.

Për kapitenin e Marsejës interesohen edhe Hamburgu me Arsenalin, ndërkohë që në garë për të marrë shërbimet e tij orët e fundit ka hyrë edhe Sandërlend.

Vlera e kartonit të Canës është rreth 7 milionë euro dhe merkato e kësaj vere mund të rezervojë një klub të madh për shqiptarin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *