Home / Lajme / Maqedoni / Georgievski mohon se ka ‘kontraktuar ‘ndarjen e Maqedonisë

Georgievski mohon se ka ‘kontraktuar ‘ndarjen e Maqedonisë

Ai para në jave, në një rrëfim p tha se gjithçka ka filluar në vitin 2000 kur nga shërbimi inteligjent i armatës është zhdukur pajisje për përgjim që ishte blerë nga amerikanët, e për të cilën Paunovski thotë nuk ka pas kurrfarë njohurie.

Lubço Georgievski i është përgjigjur akuzave të ish-ministrit të Mbrojtjes Luben Paunovski, i cili e akuzoi se gjatë vitit 2001, ka bërë plane për ndarjen e Maqedonisë. Paunovski, në një deklaratë për TV Alsat, pati thënë se gjatë një takimi pune të mbajtur në vitin 2001, Georgievski kishte thënë: “Shqiptarëve t’ua japim territoret rreth Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës, ndërsa maqedonasit që jetojnë në ato territore, t’i vendosim në Bullgari”.

Në deklaratën me shkrim, Georgievski duke i hedhur poshtë këto akuza të ish-ministrit të Mbrojtjes, thotë se: “Zoti Paunovski, tani në prag të përfundimit të procesit gjyqësor kundër tij, ka dëshirë t’i bëjë lajka pushtetit aktual, aq më tepër kur i ka parasysh raportet e mia me Gruevskin”. Sipas Georgievskit, nuk është e vërtetë se Paunovski ka alarmuar pushtetin e asaj kohe një vit para se të shpërthente konflikti i vitit 2001.

Ish-ministri i Mbrojtjes Luben Paunovski, i cili duhet të kryej dënimin me burg prej 3 vjet e gjysmë për shkak të shpërdorimit të detyrës, pohon se mund të likuidohet në qelitë e burgut për shkak të informatave që posedon për periudhën para dhe gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001 në Maqedoni. Ai para në jave, në një rrëfim p tha se gjithçka ka filluar në vitin 2000 kur nga shërbimi inteligjent i armatës është zhdukur pajisje për përgjim që ishte blerë nga amerikanët, e për të cilën Paunovski thotë nuk ka pas kurrfarë njohurie.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *