Home / Sport / Gjermania U-21 kampion Evropian

Gjermania U-21 kampion Evropian

Gjermanët i shkaktuan debakël anglezëve me rezultat 4:0, në kuadër të finales së Kampionatit Evropian U-21 në futboll.

Të rinjtë e kombëtares së Gjermanisë U-21 në futboll janë kampion i ri i Evropës. Në Malmo të Suedisë, është zhvilluar finalja e Kampionatit Evropian U-21 në futboll, ku u takuan Gjermania U-21-Anglia U-21, ballafaqim ky që përfundoi me fitore të thellë 4:0 për gjermanët. Një lojë e pëlqyeshme sidomos e gjermanëve në pjesën e dytë, u kurorëzua me fitore bindëse. Anglezët nuk ishin as hija që jemi mësuar t’i shohim dhe as pesimistët më të mëdhenj të këtij sportit më të popullarizuar nuk e kanë pritur një gjë të të tillë. Të rinjtë gjermanët treguan angazhim e cilësi, ndërsa anglezët dëshpëruan me paraqitje dhe aq më keq që pësuan një humbje të lartë në një ndeshje finale të evropianit. Në minutën e 23-të, gjermanët kalojnë në epërsi, pas një veprimit të rrjedhshëm, futbollisti Gonzalo Castro arriti ta mposht portierin Loach dhe 1:0. Mesut Ozil në minutën e 48-të shtoi epërsinë në 2:0 nga gjuajtja e lirë për gjermanët. Anglezët nuk ishin të shkathët të kthejnë rezultatin, ndërsa gjermanët sërish përfitojnë duke shtuar epërsinë në 3:0 pikërisht në minutën e 78-të. Për golin e tretë të gjermanëve u përkujdes Sandro Wagner. Pas gjashtë minutave, sërish Sandro Wagner shënoi për golin e katërt dhe të dytin të tij gjatë ndeshjes. Debakël i papritur i anglezëve dhe fitore bindëse e gjermanëve me rezultat 4:0. Gjermanët fituan titullin e kampionit evropian për U-21.Kampionati i ardhshëm Evropian U-21 mbahet vitin 2011 në Danimarkë.

Gjermania U-21-Anglia U-21 4:0 (1:0)

Stadiumi i qytetit në Malmo të Suedisë.

Gjyqtarë: Bjorn Kuipers (Holanda).

Shënues: Castro (23′), Ozil (48′), Wagner (78′, 84′).

KV: Boenisch, Wagner (Gjermania).

Gjermania U-21: Neuer, Beck, Howedes, Boateng, Boenisch, Hummels (Aogo), Johnson (Schwaab), Castro, Khedira, Ozil dhe Wagner.

Anglia U-21: Loach, Cranie (Gardner), Onuoha (Mancienne), Richards, Gibbs, Muamba (Rodwell), Cattermole, Noble, Milner, Johnson dhe Walcott.

Kampionët e deritashëm

1978: RSFJ U-21

1980: BRSS U-21

1982: Anglia U-21

1984: Anglia U-21

1986: Spanja U-21

1988: Franca U-21

1990: BRSS U-21

1992: Italia U-21

1994: Italia U-21

1996: Italia U-21

1998: Spanja U-21

2000: Italia U-21

2002: Çekia U-21

2004: Italia U-21

2006: Holanda U-21

2007: Holanda U-21

2009: Gjermania U-21

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *