Home / Sport / I madhi Federer

I madhi Federer

Roger Federer është bërë tenisti më i trofeshëm në histori të Grand Slam turneve pas fitores ndaj Andy Roddickut në pesë sete dramatike, për titullin e tij të gjashtë në Wimbledon. Zvicerani tejkaloi rekordin të cilin e ndante me Pete Samprasin prej 15 Grand Slam titujve. Tani është përsëri tenisti numër 1 në botë.

Roger Federer fitoi titullin e tij rekord të 15 Grand Slam, të dielën, pasi mposhti Andy Rodickun në triumfin e tij të gjashtë në Wimbledon, pas një meçi maratonik që u përmbyll 16-14 në setin e pestë.

Federer shërbeu 50 ase dhe mposhti amerikanin e fuqishëm 5-7, 7-6 (6), 7-6 (5), 3-6, 16-14 për të thyer rekordin e titujve në Grand Slam turne, të cilin e kishte ndarë me amerikanin Pete Sampras.

Zvicerani ngriti reputacionin e tij si tenisti më i mirë në histori. 30 gemat në setin e pestë vendosën rekord për më së tepërmi gema të luajtur në një set të finales së Wimbledonit në konkurrencën e meshkujve.

Rekordi i kaluar për geme në një set ishte 24 dhe 16 geme për setin vendimtar të pestë. Meçi përfundoi kur Federer fitoi për herë të parë në shërbimin e Roddickut pasi amerikani gaboi në një goditje ballore.

Në mesin e atyre që përcollën meçin nga Royal Box, ishte Sampras, shtatë herë kampion i Wimbledonit, i cili udhëtoi nga California për paraqitjen e tij të parë në arenë që nga viti 2002.

Po ashtu afër tij ishin Bjorn Borg dhe Rod Laver. Federer u kthye në pozitën e tenistit numër një në botë, të cilën e kishte humbur vitin e kaluar nga Rafael Nadali, njeriu i cili e ndali në finalen epike të vitit 2008, por mungoi në garën e këtij viti për shkak të problemeve të gjurit.

“Është synim të cilin e keni si fëmijë, por kam kaluar karrierë të gjatë dhe një muaj të paharrueshëm. Andy luajti shkëlqyeshëm. Ishte meç i çmendur me përfundim të jashtëzakonshëm, është moment i paharrueshëm në karrierën time. Kjo nuk është arsyeja që luaj tenis, për të thyer rekorde, por nuk do të thotë se do të ndalem së luajturi. Shpresoj të kthehem për shumë vite të tjera”, deklaroi Federer.

Ndërsa, Roddick deklaroi: “Jam në mesin e atyre pak tenistëve me fat që përkrahet dhe ju falënderoj. Dua të uroj Federerin i cili i meriton të gjitha që i fiton”. Me shikim drejt Royal Box dhe bashkëkombësit të tij, Sampras, ai theksoi: “Jam munduar, më fal Pete”.

Finalja:

Federer – Roddick 5-7, 7-6, 7-6, 3-6, 16-14

Grand Slam tituj:

15 – Roger Federer
14 – Pete Sampras
12 – Roy Emerson
11 – Rod Laver
11 – Bjorn Borg
10 – Bill Tilden
8 – Ken Roseëwall
8 – Ivan Lendl
8 – Andre Agassi
8 – Jimmy Connors
8 – Fred Perry

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *