Home / Sport / Ibra: I lumtur te Interi – Tani merr numrin 10-të

Ibra: I lumtur te Interi – Tani merr numrin 10-të

Zllatan Ibrahimoviç konfirmon se ndjehet i lumtur si ditën e parë te ekipi zikaltër. Sulmuesi shtatlartë duke filluar nga ky sezon do të mbajë numrin 10 tek skuadra e Interit.

“Tani jam këtu dhe ndihme i lumtur. Ashtu siç kam qenë edhe ditën e parë të ardhjes time në këtë klub. Tani të shikojmë përpara. Nuk jam në formë të mirë, Kështuqë duhet të punoj shumë, ishte deklarata e tij e parë për Inter Channel.

Ndërsa pyetjeve rreth merkaton së futbollit, Ibra i përgjigjet: ”Kam lexuar disa gazeta por s’kam gjetur gjë interesante.”

Ndërkohë Zllatan Ibrahimoviç duke filluar nga ky sezon do të mbajë numrin 10 tek skuadra e Interit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat i vendosin një herë e mirë kapakun largimit të sulmuesit suedez nga kampionët e Italisë. Interi i rikthehet sot përgatitjeve për sezonin e ri, dhe së shpejti do të niset drejt Shteteve të Bashkuara ku pjesë e skuadrës do të jetë dhe Ibrahimoviç.
Numrin 10 tek Interi e ka mbajtur më parë edhe legjenda e futbollit italian dhe atij botëror, Roberto Baxho. Sezonet e fundit numri i ka takuar brazilianit Adriano, i cili u largua nga kampionët në muajin prill.
Ndërkohë, numrin 8 të cilin e mbante Ibrahimoviç pritet ta marrë Tiago Mota.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *