Home / Sport / Ibrahimovic: Lamtumirë Inter

Ibrahimovic: Lamtumirë Inter

Ekipi i Interit ka pohuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimovic është përshëndetur me Jose Mourinhon dhe shokët e skuadrës dhe është rikthyer në Evropë.

Zikaltërit kanë pohuar në faqen zyrtare se suedezi është ndarë nga ekipi dhe ka udhëtuar për në Evropë për të nënshkruar me Barcelonën.

“Sulmuesi në marrëveshje me klubin ka braktisur turneun në SHBA dhe është rikthyer në Evropë pas negociatave për transferimin e tij”, lexohet në deklaratën e klubit.

Ibrahimovic ka arritur marrëveshje me Barcelonën dhe tashmë mbetet vetëm që lojtari t’i kalojë testet mjekësore dhe hedhë firmën në kontratën e tij të re.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *