Home / Sport / Ibrahimovic premton: Pjesë e historisë së Barcelonës

Ibrahimovic premton: Pjesë e historisë së Barcelonës

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic më në fund ka mbërritur dje në mbrëmje në Barcelonë.

Përveç personelit të klubit, lojtari u prit edhe nga gazetarët, për të cilët ka pasur një përgjigje të shkurtër, por domethënëse: “Dua të jem pjesë e historisë së Barcelonës”.

Më pas suedezi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, ku ka thënë se mezi pret të nënshkruajë marrëveshjen.

“Vërtet jam shumë i lumtur dhe kur gjithçka do të kompletohet, do të jem njeriu më i lumtur në botë. Çdo lojtar dëshiron të luajë me Barcelonën, por jo çdokush mund ta bëjë këtë”, ka thënë Ibrahimovic.

Suedezi pritet që sot të kalojë testet mjekësore dhe ndoshta të nënshkruajë kontratën me kampionin e Spanjës dhe Evropës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *