Home / Lajme / Maqedoni / Itali:58 të arrestuar për drogë, mes tyre edhe shtetas nga Maqedonia

Itali:58 të arrestuar për drogë, mes tyre edhe shtetas nga Maqedonia

Një superoperacion në Lombardi ka vënë në pranga 58 persona, shumica me origjinë shqiptare, ka sekuestruar rreth 80 kg drogë(heroinë, kokainë e marijuanë) dhe ka bllokuar 2 laboratorë të përpunimit të mallit. Sipas policisë italiane, droga transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë, fshehur në brendësi të gomave të kamionëve.

Sipas policisë në pranga janë vënë 28 shqiptarë, që jetonin në Itali, ndërsa në mesin e të arrestuarëve janë pjesëmarrës edhe shtetas të Maqedonisë

Një superoperacion në Lombardi ka vënë në pranga 58 persona, shumica me origjinë shqiptare, ka sekuestruar rreth 80 kg drogë(heroinë, kokainë e marijuanë) dhe ka bllokuar 2 laboratorë të përpunimit të mallit. Sipas policisë italiane, droga transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë, fshehur në brendësi të gomave të kamionëve.

Hetuesit, falë bashkëpunimit edhe me policinë shqiptare kanë mbledhur prova të mjaftueshme të cilat më pas u finalizuan me arrestimet e trafikantëve. Sipas policisë në pranga janë vënë 28 shqiptarë, që jetonin në Itali, ndërsa në mesin e të arrestuarëve janë pjesëmarrës edhe shtetas të Maqedonisë. Në fazën e fundit të hetimeve që kishin nisur që në vitin 2005 veprimet policore u shtrinë në Firenze, Genova, Lodi, Lecco, Sondrio, Pavia, Piacenza, Varese, Alessandria, Vercelli, Cuneo, Milano dhe Monza.

Policia nuk ka bërë me dije identitetet e të arrestuarve, por ka sqaruar se ato janë shtrirë në kohë, së bashku me sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar ndër vite, që nga faza kur nisën hetimet

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *