Home / Sport / Kosova pranohet në Euroligën e boksit

Kosova pranohet në Euroligën e boksit

Federata e Boksit e Kosovës ka marrë sot konfirmimin nga Euroliga, për pjesëmarrje të Kosovës në këtë garë ndërkombëtare që nga shtatori i këtij viti.

“Sot kemi marrë një letër konfirmuese nga presidenti i Euroligës, Sizlard Bolla, i cili na ka njoftuar se në mbledhjen e fundit të Euroligës është marrë vendim që prej muajit shtator, Kosova të jetë pjesëmarrëse e garave në këtë ligë. Ky lajm na ka gëzuar shumë dhe na inkurajon që ne si federatë të punojmë edhe më shumë, në mënyrë që të jemi sa më të gatshëm për të debutuar në këtë ligë”-, ka bërë të ditur zëdhënësi i FBoxK-së, Latif Demolli. Drejtori i Euroligës, Sizlard Bolla dhe sponsori i kësaj lige, Ivo Dvorak kanë qenë prezent në disa turne të boksit në Kosovë dhe janë ndarë të kënaqur, si me boksin cilësor, ashtu edhe me organizimin e turneve dhe kjo pa dyshim ka ndikuar në vendimin pozitiv për pjesëmarrjen e Kosovës në Euroligë. Drejtuesit e Federatës së boksit shpresojnë në ndihmën e Ministrisë së Sportit, por edhe të sponsorëve të ndryshëm për ta përballuar koston e pjesëmarrjes në këtë ligë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *