Home / Lajme / Rajon / Kuçi thote se kontaktet me Beogradin nuk janë njësoj si me Tiranën

Kuçi thote se kontaktet me Beogradin nuk janë njësoj si me Tiranën

Mendoj se ne kemi qenë korrekt në reagimet tona. Ato reagime duhet ta ketë të qartë edhe zotëri Feith dhe gjithë të tjerët. Kontaktet me Beogradin nuk janë si me Tiranën dhe ka të stresuar trauma. Çdo gjë që bëhet me Beogradin duhet të jetë në transparencë të plotë jo vetëm të vendorëve, por edhe të ndërkombëtarëve që punojnë në Kosovë edhe zotëri Feith edhe të tjerët. Edhe vizita private nga vetë neve na shqetësojnë e le më tjerët?, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

Numri dy i qeverisë së vendit tha të premten se kontaktet e misionit EULEX me Beogradin nuk janë njësoj si me Tiranën.

“Mendoj se ne kemi qenë korrekt në reagimet tona. Ato reagime duhet ta ketë të qartë edhe zotëri Feith dhe gjithë të tjerët. Kontaktet me Beogradin nuk janë si me Tiranën dhe ka të stresuar trauma. Çdo gjë që bëhet me Beogradin duhet të jetë në transparencë të plotë jo vetëm të vendorëve, por edhe të ndërkombëtarëve që punojnë në Kosovë edhe zotëri Feith edhe të tjerët. Edhe vizita private nga vetë neve na shqetësojnë e le më tjerët?, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, tw enjten ka deklaruar se është në dijeni për bisedimet e EULEX-it me zyrtarët në Beograd, madje, sipas tij, për këtë janë në dijeni edhe zyrtarët kosovarë.

Sipas tij, bisedimet e EULEX-it janë me qellim që të forcohet efikasiteti i këtij misioni.
Ndryshe, shefi i EULEX-it Yves de Kermabon i ka thënë zv/kryeministrit Kuçi se EULEX nuk ka bërë negociata me Beogradin në emër të Qeverisë së Kosovës për fusha të caktuara si policia, dogana dhe gjykatat.

Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk është në dijeni për këto bisedime.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *