Home / Sport / Kushtrim Lushtaku zyrtarisht futbollist i Munih 1860

Kushtrim Lushtaku zyrtarisht futbollist i Munih 1860

Futbollisti i ri kosovar, Kushtrim Lushtaku, ka nënshkruar sot kontratë trevjeçare me skuadrën e Bundesligës së dytë, TSV Munih 1860.

Lushtaku, i cili edicionin e kaluar luajti tek skuadra e Drenicës, ka bindur drejtuesit e klubit gjerman me paraqitjet e tij gjatë provave trejavëshe në këtë skuadër, ku në pesë ndeshje kontrolluese ka shënuar tre gola. 19-vjeçari nga Skenderaj do të bartë fanellën me numër 32 tek skuadre e Munih 1860.

Kushtrim Lushtaku, i cili që nga fillimi i muajit korrik ishte në prova te Munchen 1860, ka nënshkruar një kontratë trivjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2012. Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman nga Bundesliga 2, përmes ueb sajtit zyrtar të tij.

Ai është paraqitur në disa ndeshje miqësore me Munchen 1860, para se ti bindte drejtuesit e klubit për kualitetet e tij. Madje, ai ka shënuar dy gola në takimin kundër ekipit nga ligat inferiore TSV Wolnzach dhe një tjetër kundër klubit grek Skoda Xanthi.

“Kushtrimi është një mesfushor ofansiv i shkathët”, ka thënë trajneri i Munchen 1860, Ewald Lienen. Sipas tij, gjatë qëndrimit tri javor në përgatitjet për sezonin e ri, Lushtaku ka lënë “përshtypje të forta”.

Edhe drejtori sportiv, Miroslav Stevic ka lavdëruar mesfushorin kosovar.
“Ai është një futbollist i ri, me shanse për sukses, në të cilën ne kemi besim. Kontratën me Munchen 1860, ai e ka merituar”, ka thënë ish-futbollisti serb.

Lushtaku, në sezonin e fundit ishte pjesë e FC Drenica. Në 25 paraqitje në elitën e futbollit kosovar, ai ka realizuar 9 gola.

Ai është lindur më 8 tetor 1989 në Skënderaj. Ai ka filluar karrierën në klubin TG Offenau (1994-1998), më pas me radhë ka mbrojtur ngjyrat e Friedrich FSV Bad Hall (1998-1999), VfR Heilbronn (1999-2001), FC Heilbronn (2001-2006) , TSG Backnang (2006 – 2008) dhe FC Drenica (2008/2009).

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *