Home / Sport / Lippi: Interi mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Lippi: Interi mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Marcelo Lippi, përzgjedhësi i kombëtares italiane mendon se Interi është i gatshëm ta dëshmojë veten këtë sezon dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Interi ende është ekipi më i mirë në Itali dhe ata janë të gatshëm të fitojnë garën evropiane ose së paku të arrijnë në finale. Juventusi tash sheh ka Skudeto” , tha Lippi.

Trajneri shprehet optimist se italianët do të arrijnë sukses këtë sezon, teksa Serie A përgatitet të fillojë muajin e ardhshëm pa praninë e Kaka dhe Zlatan Ibrahimovic.

“Sigurisht Kaka na ka argëtuar për shumë vite dhe Ibra ka qenë vendimtar për Interin. Megjithatë, mënyra jonë e realizimit të gjërave na ka lejuar të zbulojmë talente të rinj. Do të doja t’u rikujtoj se jo shumë kohë më parë një njeri me emrin Zinedine Zidane vendosi të largohet për në Real Madrid, por futbolli italian, pavarësisht se humbi një kampion të madh, fitoi disa Liga të Kampionëve”, tha Lippi për mediat sportive italiane.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *