Home / Sport / Lippi shpalos objektivat: Sërish Botërorin!

Lippi shpalos objektivat: Sërish Botërorin!

Trajneri i përfaqësueses italiane, Marcello Lippi, ka premtuar se do të punojë maksimalisht që të fitojë sërish trofeun e Kupës së Botës dhe të barazojë Brazilin me pesë të tillë.

“Për të shfaqur taktikat e mia me duhet një skuadër e cila ka përvojë të madhe në rangjet ndërkombëtare. Për këtë arsye po mbështetem në ekipin e vitit 2006”, u justifikua Lippi në një intervistë për Gazzetta Dello Sport.

“Kuptohet, gjithmonë ka hapësirë për lojtarët të cilët mund t’i sjellin vlera skuadrës. Duhet ta përdorim fjalën ‘rinovim’ me maturi”, përfundoi tekniku azurr.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *