Home / Sport / Lorik Cana firmos kontratën 4 vjecare me Sandërlendin

Lorik Cana firmos kontratën 4 vjecare me Sandërlendin

Lorik Cana ka kaluar tek skuadra e Sandërlendit në Premier Ligën Angleze. Futbollisti shqiptar ka lënë pas 4 vitesh Marsejën, për shkak edhe të një oferte të mirë të ardhur nga klubi britanik.

Lorik Cana do të luajë me anglezët e Sandërlendit sezonin e ardhshëm. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka mbyllur negociatat me klubin e Premier Ligës, me të cilin ka firmosur një kontratë 4 vjeçare pas kryerjes së vizitave mjekësore.

Sandërlendi ka paguar 6.5 milionë euro për kartonin e futbollistit të kombëtares shqiptare, ndërkohë që rroga e tij do të jetë më e larta në historinë e këtij klubi, afro 2.5 milionë euro neto në sezon. Ana financiare ishte edhe arsyeja kryesore që Cana zgjodhi të kalonte në një klub jo të niveleve më të larta në Angli.

Cana të premten ka shkuar në Amsterdam, ku Sandërlendi është duke zhvilluar fazën përgatitore, për të kryer edhe vizitat mjekësore. Atij i është premtuar nga drejtuesit që të bëhet kapiten i ekipit, ndërsa i është lënë sërish numri 19, të cilin ai e mbante edhe te Marseja.

Lorik Cana bëhet kështu futbollisti i parë shqiptar që luan në Premier Ligë. Ai ishte shumë pranë kalimit te Hamburgu në Gjermani, por ofertat e ardhura nga Britania bënë që gjithçka të ndryshonte. Arsenali, Evertoni, Sandërlendi, por edhe Liverpuli kërkuan nga Marseja futbollistin kuqezi, por ishte trajneri Stiv Brus që këmbënguli më shumë.

Lorik Cana largohet pas 4 vjetësh nga Marseja, ku ai arriti të bëhej edhe kapiten i ekipit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *