Home / Sport / Lyoni nënshkruan me Lisandro Lopezin

Lyoni nënshkruan me Lisandro Lopezin

Olimpique Lyon ka konfirmuar se ka arritur marëveshje me sulmuesin e Portos, Lisandro Lopez. Lopez te ish-kampionët e Francës do të zëvendësojë Benzeman, i cili kaloi në rradhët e Realit të Madridit.

Dy skuadrat kanë arritur akordin të vlefshëm 24 milionë euro, por kjo shumë mund të shkojë deri në 28 milionë në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Argjentinasi pritet të arrijë në Lyon në ditët e ardhshme për të kompletuar transferimin pasi të kalojë testet mjekësore.

Ky transferim iu jep fund spekulimeve për emra të ndryshëm të cilët do të zëvendësonin Karim Benzeman, i cili u transferua në Real Madrid për 35 milionë euro.

Lisandro, i cili iu bashkua Portos nga Racing Club në vitin 2005 për një shumë prej 2.5 milionë euro, ka bërë 28 paraqitje në ligë në sezonin e fundit për ekipin portugez dhe ka shënuar 10 gola.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *