Home / Sport / Man Siti kërkon Karles Pyjolin

Man Siti kërkon Karles Pyjolin

Mançester Siti pritet t’i bëjë një ofertë Barcelonës për kapitenin Karles Pyjol.

Lajmi bëhet i ditur nga “The Sun”, e cila raporton se mbrojtësi i kampionëve të Evropës shihet si alternativë në rast dështimi të negociatave me Çelsin për të marrë Xhon Terrin. Gjithsesi, objektivi kryesor i Sitit mbetet kapiteni i “bluve” të Londrës, për të cilin Abramoviç nuk po lëshon pe.

Beteja e Mançester Sitit me Barcelonën është e dyfishtë, pasi prej kohësh anglezët kërkojnë edhe sulmuesin Samuel Eto. Ky i fundit përflitet prej kohësh për t’u larguar nga Barcelona, ndërsa Pyjol është një opsion i ri që është zbuluar nga “The Sun”.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *