Home / Sport / Manchester City ndërpret interesimin për Eto’o

Manchester City ndërpret interesimin për Eto’o

Drejtuesit e ekipit të Mançester S. deklaruan nëpërmjet një komunikate zyrtare se hiqnin dorë nga kërkesa për transferimin e kamerunasit.

“Eto’o sigurisht që është një lojtar i mrekullueshëm, por rrethanat bëjnë që transferimi të jetë i pamundur”, shkruhej në deklaratë.

Drejtuesit e Mançester Sitit në fakt synonin shumë ta kishin sulmuesin e Barcelonës në ekipin e tyre, por momentalisht kanë vendosur të heqin dorë.

Administratori i përgjithshëm i klubit Gary Cook, tregoi se “ka ardhur momenti për të kërkuar të tjera alternativa, kemi një plan të qartë merkatoje dhe duhet të avancojmë në këtë drejtim.”

Siti i ofroi 25 milionë euro për Eto’o, Barcelona ishte gati dhe pavarësisht rrogës prej 10 milionë eurosh të ofruar në sezon, kamerunasi s’pranoi transferimin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *