Home / Sport / Marseja gati të heqë dorë nga Cana

Marseja gati të heqë dorë nga Cana

Spekulimet për largimin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, nga Olimpique Marseille, janë gjithnjë e më të zëshme.

France Football ka shkruar se Hamburg ka bërë ofertë zyrtare prej 5 milionë eurosh për kapitenin e Marseillet, edhe pse vështirë se klubi francez mund të heqë dorë nga shqiptari për këtë shumë. Marseille raportohet se nuk do të analizojë asnjë ofertë që është nën 8 milionë euro.

“Nuk është se ai e ka shprehur dëshirën për t’u larguar, thjesht është se për momentin, Loriku, i cili ka qenë këtu për katër vite, ka dëshirë të eksplorojë diçka tjetër. Sot dera është e hapur dhe nëse ka oferta do t’i analizojmë”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Jose Anigo.

Lorik Cana duket se po kalon ditët e fundit te Marseja, tek sa këtë javë mesfushori i kombëtares shqiptare mund të bëhet pjesë e Hamburgut. Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat franceze, saktësisht revista “France Football”, këtë javë drejtuesit marsejezë do të takohen me ata gjermanë për të diskutuar pikërisht për këtë çështje. Në fakt, janë katër klube të cilët interesohen për shërbimet e kapitenit të Marsejës, duke nisur nga Hamburgu, Totenhemi, Liverpuli dhe Evertoni, por dëshira e vetë Canës duket klubi nga qyteti port i Gjermanisë. “Drejtuesit e Marsejës kanë në program një takim me homologët e tyre te Hamburgu për të marrë në shqyrtim ofertën e gjermanëve në adresë të Canës”, shkruante revista “France Football” në numrin e saj të djeshëm. Oferta e mirë financiare, por edhe serioziteti i drejtuesve gjermanë, e kanë bindur mesfushorin shqiptar ta shikojë me përparësi ofertën e tyre, pavarësisht se Totenhemi duket një tjetër ofertë joshëse. Problemi i klubit gjerman është kërkesa e lartë financiare e Marsejës, ndonëse për momentin palët i ndajnë vetëm 2 milionë euro. Në krahun tjetër, “Gjelat” e Londrës nuk e kanë aspak problem shumën financiare që duhet të paguajnë për të marrë shërbimet e 26 vjeçarit të kombëtares shqiptare. Totenhemi është një nga klubet më të pasura të Premier Ligës dhe natyrisht që 8 apo 10 milionë euro për kartonin e Canës nuk përbëjnë ndonjë shqetësim.
“Loriku në
ankand”
Shitjen e Lorik Canës tashmë e pranojnë edhe vetë drejtuesit e Marsejës, sipas të cilëve, për të dyert janë të hapura. Drejtori sportiv Zhoze Anigo ka deklaruar se klubi nuk do të bëhet pengesë për kapitenin e skuadrës, në rast se do të vijë një ofertë e mirë për të. Duke folur për të përditshmen “L’Equipe”, Anigo është shprehur gjithashtu se Loriku mund ta mbyllë përpara kohe aventurën me francezët, në rast se Totenhemi apo Hamburgu, do të jenë të gatshëm të japin një shumë të mirë financiare. “Nuk është se Cana na e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar, – tha drejtori sportiv i Olimpikut. – Ky është thjeshtë një moment, kur Loriku, pasi ka kaluar 4 vjet këtu, ka të drejtën të kërkojë një eksperiencë tjetër në karrierën e tij. Sot ne jemi të hapur për transfertën e tij dhe nëse vjen ndonjë ofertë, patjetër që do ta dëgjojmë”, u shpreh më tej Zhoze Anigo. Ndërkohë vetë lojtari ka lënë të kuptohet se largimi nga “Velodrome” do të varet nga dëshira vetëm e tij dhe se klubi nuk do të jetë aspak pengesë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *