Home / Sport / Media spanjolle: Milan e United duan Huntelaar-in

Media spanjolle: Milan e United duan Huntelaar-in

Luan me Realin e Madridit dhe është vështirë të pranojë një transferim te Shtuttgarti. Klass Jan Huntelaar tashmë e kthen në një çështje nderi. Ekipi nga Bundesliga është “i vogël” për të.

Holandezi ka takuar presidentin Florentino Perez dhe i ka bërë të ditur se kërkon të lëvizë vetëm në një klub të madh.

Duket se mënjëherë është vënë në lëvizje Alex Ferguson që shikon te Huntelaar sulmuesin që mund ti garantojë shumë gola.

Por nga Spanja vijnë zëra se është hedhur në sulm edhe Milani. Kuqezinjtë janë gati të bëjnë një ofertë për sulmuesin. Të shohim si do të përfundojë “lufta” në merkato mes “diajve”!

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *