Home / Sport / Mediat jane duke analizuar ‘gjigantet’ e Spanjes

Mediat jane duke analizuar ‘gjigantet’ e Spanjes

Barca dhe Reali i Madridit: Tani cili eshte ekipi me mire?
Kjo eshte pyetja te cilen mediat spanjole tentojne ta analizojne, duke pretenduar te parashikojne forcen e skuadrave pretedente per titullin e kampionit.

Me kaq shume para te shpenzuara ne Spanje, gjate merkatos se veres ne krye te listes qendrojne dy klubet spanjolle, Barcelona dhe Reali i Madridit. Merkatoja e veres po shkon drejt fundit, nderkohe qe para se gjithash Reali i Madridit eshte ende i lidhur me Ksavi Alonson dhe Alvaro Arbeloa. Gjithsesi kohet e fundit, Barcelona me blerjen e Zlatan Ibrahimovic, ka shtuar shpenzimet dhe ka pasuar skuadren me yje. Me afrimet e fundit, Reali dhe Barcelona treguan se jane ekipe qe nuk njohin konkurrente, jo vetem ne Spanje, por edhe me gjere ne Evrope. Pyetja qe po shtrojne analistet dhe qe po perpiqen t’i japin epersi njeres apo tjetres skuadres, eshte nje nder temat me te diskutueshme per momentin. Vitin e kaluar, Barcelona ishte skuadra me e mire ne Spanje dhe ne kontinentin Evropian. Reali qe deshtoi per te rivalizuar “armikun” historik, u aktivizua fuqishem ne merkato, duke shpenzuar mbi 150 milione euro, per te sjelle yjet e futbollit boteror, Kaka dhe Ronaldo. Por nese Barcelona ka nje skeme me te qarte dhe pa shume diskutime, tek Reali mbeten edhe shume dilema ne ndertimin e formacionit, nga ana e Pelegrinit. Sigurisht, Uesli Shnajder ne mesfushe eshte ende prezent per te zene vend titullari, apo Raul ne sulm, kur dihet se edhe Rud Van Nilsteroi eshte ende nje mundesi per te luajtur pas kalimit te demtimit. Nga ana tjeter, Keita dhe i riu Bojan jane dilemat e vetme te Guardioles, per t’i perfshire ne formacionin me te mire ose jo, para startit te kampionatit, pak dite me vone.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *