Home / Sport / Milani heq dorë nga Borrielo për Trezeguet

Milani heq dorë nga Borrielo për Trezeguet

Nuk do të jetë e lehtë, por Milani po provon të veshë kuqezi sulmuesin francez të Juventusit, David Trezeguet.

Tashmë diçka ka ndryshuar edhe te torinezët sepse nëse Trezegol vishet kuqezi, bardhezi do të vishet Borrielo.
Milani kishte ofruar Massimo Oddon për një shkëmbim me francezin, porse kjo drejtuesve të “zonjës së vjetër” nuk u kishte pëlqyer.

Duket se për 27 vjeçarin Borrierlo torinezët janë me të vërtetë të interesuar. Dy sezone më parë Del Piero e Borrielo luftonin për kreun e golshënuesit në Serinë A. Në fund, Del Piero mori këpucën e artë me 21 gola, ndërsa Borrielo përfundoi i treti me 19. Gjejeni kush ishte në vendin e dytë me 20 gola: David Trezeguet.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *