Home / Sport / Morientes te Marseja: Më bindi Deshampi

Morientes te Marseja: Më bindi Deshampi

Lojtari i ri i Marsejës, Fernando Morientes, ka pohuar se ishte dëshira për t’u ribashkuar me trajnerin Didië Deshamp ajo që e shtyu të pranonte pa hezituar ofertën për të luajtur për ngjyrat e Olimpikut të Marsejës, sezonin e ardhshëm.

“Didië më telefonoi të mërkurën dhe kjo ishte shkëndija që më bëri të pranoja pa hezituar, edhe pse kisha një ofertë tjetër”, ka thënë ai gjatë prezantimit të djeshëm. “Eshtë më e lehtë, sepse e njoh mirë Didië Deshampin.

Ajo që është më e rëndësishme është të nis nga puna me trajnerin dhe skuadrën. Shpresoj të fitoj disa tituj me Olimpikun e Marsejës”, ka vazhduar Morientes, i cili ka luajtur në karrierën e vet për klube si Albacete, Real Saragoza dhe Liverpul.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *