Home / Lajme / Maqedoni / Nderhyrja në USHT si në kohën e Millosheviqit

Nderhyrja në USHT si në kohën e Millosheviqit

Për mua nuk është e çuditshme kjo ngjarje për shkak se ata që shkatërruan Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, e shkatërruar dhe degjeneruan Marrëveshjen e Ohrit, tashmë mundohen ta shkatërrojnë edhe USHT-në. Por ata nuk kanë formulë si t’a shkatërrojnë PDSH-në por vetëm e përforcojnë atë”, theksoi kreu i PDSH-së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi të premten në një konferencë për shtyp reagoi ndaj ndërhyrjes së dhunshme të Qeverisë në Universitetin e Tetovës .

Kjo është një ndërhyrje e dhunshme në USHT si një skenar Frankenshtajn i kësaj Qeverie, një skenar shumë i shëmtuar, deklaroi Thaci.

“Për mua nuk është e çuditshme kjo ngjarje për shkak se ata që shkatërruan Institutin për Trashëgimi Kulturore Shqiptare, e shkatërruar dhe degjeneruan Marrëveshjen e Ohrit, tashmë mundohen ta shkatërrojnë edhe USHT-në. Por ata nuk kanë formulë si t’a shkatërrojnë PDSH-në por vetëm e përforcojnë atë”, theksoi kreu i PDSH-së.

Sipas tij, okupim i djeshëm që iu bë institucionit të lartë të shqiptarëve, aspak nuk dallon nga okupimi që i bëri Millosheviqi Universitetit të Prishtinës në vitet e nëntë dhjeta.

Ai tha në vazhdim se një herë vendoseshin Rrahman Morina dhe Sejdo Bajramoviqi dhe më pastaj vinin Shqepanoviqët dhe Blagojeviqët.
Një grup prej disa personash të kryesuar nga profesori Agron Reka janë futur të enjten, në ambientet e rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Sipas një kumtese të lëshuar nga kabineti i ushtruesit të detyrës rektor, Agim Vela, thuhet se personat në ora 15:20 minuta, kanë ardhur në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, me qëllimin për të marrë përsipër udhëheqjen e Universitetit.
Grupi është futur në ambientet e USHT-së, duke u thirrur në vendimin e nënshkruar nga ministri i Arsimit, Pero Stojanovski, e ku figuron se profesori Agron Reka, profesor i Kimisë në Fakultetin e Shkencave Natyrore, është emëruar si rektor i ri i USHT-së.
Zëvendësministrja e Arsimit, Lindita Qazimi dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për integrim nuk ka qenë të kapshëm për të komentuar vendimin e ministrit dhe zhvillimet e reja në USHT.
Ndërkohë, njëri nga pjesëtarët u ka thënë gazetarëve se nuk u lejohet të futen brenda Rektoratit, pasi siç ka thënë ai, është duke u zhvilluar mbledhje, kurse rektori i ri i USHT-së më vonë do të japë deklaratë për shtyp. Prezent në vendin e ngjarjes ka qenë edhe përfaqësues të misionit të OSBE-së për të ndjekur nga afër zhvillimet.
Merret vesh se personat janë futur në ambientet e USHT-së, duke shfrytëzuar mos prezencën e profesorëve, të cilët kanë qenë në varrimin e një kolegu, si dhe të rektorit Vela, i cili të enjten pasdite ka prezantuar në inaugurimin e ambasadës së re të SHBA-ve në Shkup.
Nga ana tjetër, nga e hëna në USHT rrjedh procedura për zgjedhjen e rektorit të ri të këtij institucioni.
“Vlerësojmë se kjo është jashtë të gjitha ligjeve, akteve normative, Statutit të Universitetit. Ne kemi filluar dhe në vijim është procedura e zgjedhjes së Rektorit të USHT-së. Akti i futjes së dhunshme në USHT është akt flagrant i cenimit të autonomisë së USHT-së”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti i ushtruesit të detyrës rektor i USHT-së, Agim Vela.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *