Home / Sport / nter sërish në Londër për Deko-Karvajo

nter sërish në Londër për Deko-Karvajo

Pas tre javësh “tërhiq e mos e këput”, për Interin ka ardhur momenti për të blerë.

Masimo Morati në fakt ka ngarkuar një agjent të Fifës të udhëtojë drejt Londrës për të biseduar me drejtorin e Çelsit, Arnesen, për të mbyllur tratativën që do vishte zikaltër dyshen Deko-Karvajo. Blutë nga ana e tyre pretendojnë 14 milionë euro dhe kanë ndërmend të negociojnë edhe për Maikonin që do zërë venin e Bosingwa i destinuar drejt Bajernit të Munihut.

Interi nuk dëshiron të shesë brazilianin, por para një shume prej 40 milionë eurosh e shet që ç’ke me të.

Morati ka ndërmend t’i plotësojë dëshirën Mourinjos duke i dhënë dyshen portugeze të fortdëshiruar dhe të vlerësuar si fondamentalë në projektin e ti j të ri, megjithë moshën e tyre (nga 31 vjeç secili).

Të dy lojtarët kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të kaluar në Milano. Për Karvajon Interi është i gatshëm të shpenzojë deri në 7-8 milionë, ndërsa për fantazistin pret ta marrë me formulën e huazimit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *