Home / Sport / Orë vendimtare për Luis Fabianon te Milani

Orë vendimtare për Luis Fabianon te Milani

Orë deçizive për Luis Fabiano. Sulmuesi brazilian mbetet objektivi i parë i Milanit megjithëse nuk ka ndërmend të shpenzojë shumë.

Trajneri Leonardo e do me çdo kusht, vetë sulmuesi e dëshiron fort një transferim të tillë, Milani është i gatshëm ta blejë, Sevilja nuk ul qindarkën nga kërkesa prej 30 milionë eurosh për sulmuesin. Agjenti i lojtarit Fuente mban ende gjallë shpresat për një transferim me shpresën se Sevilja mund të ulë pretendimet deri në 18 milionë.

Pra topi ka kaluar te Sevilja që duhet të ulë çmimin e lojtarit, pasi iu kundërvu ofertës së Milanit prej 14 milionë euro me një kërkesë prej 30 milionë eurosh.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *