Home / Sport / Owen transferohet në Man Utd

Owen transferohet në Man Utd

Sulmuesi anglez, Michael Owen është transferuar te kampioni i Premierligës, Manchester United. Majkëll Ouen tashmë është një lojtar i Mançester United që i jep djaloshit të artë rastin e fundit ndoshta në karrierë për t’u rikonfirmuar në arenën e futbollit të klasit të parë.

Lajmin e bënë të ditur mediat britanike të cilat njoftuan thanë se pas vizitave mjekësore të javës së kaluar, Ouen firmosi një kontratë dyvjeçare me ekipin e Fergusonit.
29 vjeçari erdhi në qendrën stërvitore të klubit nga Old Trafford të premten dhe iu nënshtrua kontrollimeve të ndryshme mjekësore në një spital të Manchesterit.
29 vjeçari vjen nga Njukasëlli me parametër zero do të përfitojë 120 mijë sterline në javë. Ouen ka vuajtur vazhdimisht nga dëmtime të gjata në karrierën e tij me ekipet e Liverpulit, Real Madridit e Njukasëllit.

“Manchester United njofton me kënaqësi se ka transferuar Michael Owen, për dy vitet e ardhshme”, thuhet në ueb sajtin zyrtar të Man United.

Trajneri i Mançesterit Sër Aleks Ferguson e cilësoi Ouenin si “sulmues të klasit botëror, ndërsa Ouen u shpreh tepër i kënaqur për këtë transferim drejt Mançesterit. “Është një rast i pabesueshëm për mua”, u shpreh Ouen.

Kontrata e Owenit me Newcastle, klub i cili humbi statusin në Premierligë sezonin e kaluar, ka skaduar më 1 korrik. Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe i Real Madridit kërkohej nga Stoke dhe Hull – të dy klube nga Premierliga, por ekipe të cilat për objektiv kryesor e kanë mbijetesën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *