Home / Lajme / Maqedoni / Pa reforma nuk ka BE porositi ne Shkup Oli Ren

Pa reforma nuk ka BE porositi ne Shkup Oli Ren

“Cështja e emrit nuk është lidhur me mundësinë e fillimin të negociatave aderuese, sepse bëhet fjalë për kontest bilateral, por theksoi se fillimi i këtyre negociatave nuk mund të realizohet pa pajtimin e të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, deklaroi Ren i cili la të kuptohet se Athina mund pengojë procesin e fillimit të negociatave.

Eurokomisari për zgjerim Oli Ren deklaroi sot në Shkup se data për fillimin e negociatave me BE-në, varet nga përmbushja e tetë kushteve të rekomanduara nga Komisioni Evropian në raportin e vitit 2008.

Ren ka përshëndetur reformat e realizuara për liberalizimin e vizave por ka theksuar se mbeten edhe disa kushte për tu realizuar për t’i filluar negociatat për anëtarësim.

Lidhur më çështjen e emrit Ren theksoi se ky kontest nuk është i lidhur direkt me fillimin e negociatave për aderimin e Maqedonisë në BE.

“Cështja e emrit nuk është lidhur me mundësinë e fillimin të negociatave aderuese, sepse bëhet fjalë për kontest bilateral, por theksoi se fillimi i këtyre negociatave nuk mund të realizohet pa pajtimin e të gjitha shteteve anëtare të BE-së”, deklaroi Ren i cili la të kuptohet se Athina mund pengojë procesin e fillimit të negociatave.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski theksoi se qeveria të cilën e drejton ai edhe gjatë periudhës së ardhshme do të angazhohet për zbatimin e të gjithave reformave të cilat kërkohen nga KE-ja.

Komisioni Evropian gjatë muajit tetor pritet të publikojë raportin për progresin e Maqedonisë në vitin 2009. Në këtë raport , Komisioni Evropian do të rekomandojë reformimin e jurisprudencës, administratës publike, zhvillimin e dialogut pozitë-opozitë, të drejtat e njeriut, përmirsimin e marrëdhënieve fqinjësore etj.

Pa zbatimin e kritereve të Kopenhagës, Maqedonia nuk do të marrë datën për fillimin e negociatave. Burime diplomatike nga Bruekseli pohojnë se anëtarësimi i Maqedonisë në BE do prolongohet për vite me rradhë nëse nuk realizohen kushtet e parapara nga institucionet e BE. Maqedonia momentalishtë ballafaqohet me probleme të brendshme dhe të jashtme të cilat e vështirësojnë integrimin e saj në strukturat euroatlantike.
mbledhjen e Komisionit nacional për eurointegrime të kuvendit, inkurajoi deputetët për ligjet e miratuara por rikujtoi ata se do të duhet që të miratojnë edhe ligjet tjera të mbetura për përcaktim të datës së çeljes së negociatave. Ren duke shpresuar se ky moment mund të ndodh këtë vjeshtë bëri thirrje që politika pro-evropiane të mos lihet anash në asnjë moment.
“Siç mund të shihni anëtarësimi në BE nuk është një politikë e izoluar që të lihet anash por ajo do të reflektohet në politikën e brendshme dhe të gjithë qytetarëve dhe ekonomisë dhe posaçërisht në jetën e përditshme të qytetarëve tuaj”, shtoi Rehn.
Opozita para euro komisarit kritikoi pushtetin për politizim të administratës dhe të gjyqësorit, ngecje të Marrëveshjes së Ohrit dhe mos pasje konsensus për miratim të ligjeve që kërkohen nga Brukseli.
“Opozita, ndërsa me këtë edhe parlamenti, jam i bindur thellë se janë të margjinalizuar me rregulloren e re. Për këtë nga ky vend apelojnë deri te mazhoranca që bashkë me ligjin për kuvend të ndryshojmë rregulloren me konsensus dhe me këtë do të përmbushim edhe një kriter të kërkuar nga Brukseli për një atmosferë më të mirë dhe më efektiv në kuvend”, deklaroi Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.
“Konsideroj se është e nevojshme që administrata të bazohet mbi të arriturat e jo e politizuar dhe të ketë zbatim me kohë të Marrëveshjes së Ohrit. 9 vite është në skenë megjithatë në tërësi nuk zbatohet”, tha Flora Kadriu, deputete e DR-së.
“Punë të mira janë bërë edhe shumë çka duhet bërë. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të gjitha bashkësive etnike është sfida të cilën ne bashkërisht duhet ta kalojmë”, u shpreh Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.
Nënkryetarja e këshillit nacional për eurointegrime tha se Maqedonia ka nevojë për përcaktim të datës për fillim të bisedimeve për të shuar kështu skepticizmin e strukturave të caktuara se mos anëtarësimi I Maqedonisë në NATO dhe BE do të shpie në ndryshim kufijsh.
“Të mposhten struktura të caktuara radikale të cilat u paraqitën pas Bukureshtit dhe të cilët mendojnë se Maqedoni nuk ka perspektivë evropiane dhe mund të ketë ndryshime të kufijve të Ballkanit. Për këtë arsye mendoj se një porosi e fortë e BE për fillim të negociatave do të vërtetojë ardhmërinë evropiane të Maqedonisë”, deklaroi Sillvana Boneva, nënkryetare e Knacional për eurointegrime.
Pro integrimit sa më të shpejtë në Bashkimin evropian u shprehën edhe sektori joqeveritar i ftuar në këtë mbledhje

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *