Home / Lajme / Rajon / PD: Kemi fituar, PS kundërshton

PD: Kemi fituar, PS kundërshton

Me përjashtim të Beratit dhe Bushatit në të gjitha vendet e tjera është mbyllur procesi dhe po përgatiten procesverbalet për t’u përcjellë në KQZ materialet zgjedhore

Partia Demokratike në një konferencë për shtyp, deklaroi se koalicioni i PD-së i ka fituar zgjedhjet. “Kemi 71 mandate, KQZ do konfirmojë këtë që po ju themi paraprakisht”, tha zëdhënësja e selisë blu, Majlinda Bregu. Pas saj nga selia e PS, një përfaqësues i zyrës së shtypit, tha se ky deklarim është i pavërtetë dhe në vijim të planit për të grabitur votat e fundit.
Ndërkohë kandidati për deputet në Berat Erjon Braçe ka kërkuar rinumërim të votave ne Berat.

Ndërkohë, KQZ në konferencën për shtyp të orës 13.00 njoftoi se procesi i numërimit ka përfunduar në 4.657 qendra votimi nga 4.753 që janë në rang vendi.

Me përjashtim të Beratit dhe Bushatit në të gjitha vendet e tjera është mbyllur procesi dhe po përgatiten procesverbalet për t’u përcjellë në KQZ materialet zgjedhore.

Aleanca e Ndryshimit e PD-së është në avantazh me 46.81 % a votave. Bashkimi për Ndryshim ka 45. 42 % të votave. E treta është Aleanca Socialiste për Integrim me 5.99 % të votave si dhe Poli i Lirisë me 1. 81 % të votave.

Prifti (LSI): Vota ime për Berishën

Deputeti i mandatuar i LSI në qarkun e Fierit, Dritan Prifti deklaroi se mund të bashkohej me të djathtën për të krijuar qeverinë e ardhshme. Deklarata “shokuese” erdhi në emisionin Opinion që po zhvillohet këto momente në TV Klan.
“Mandati im nuk do të shkojë kurrë në favor të Edi Ramës, por mund të jetë edhe pro Sali Berishës në kuvend. Sali Berisha mund të numërojë që tani 71 vota”, deklaroi Prifti

“Vendi nuk ka interes të shkojë në zgjedhje të parakohshme në këtë kohë krize ekonomike” tha ai. “Kushti im i vetëm është nxjerrja e një ligji të posaçëm për rinumërimin e votave por pa ndryshuar gjë. Dhe që Berisha të më garantojë se do të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme që edhe këtë radhë nuk u arritën dot. Po pranoi këtë kusht timin, vota ime është për të.”

Prifti akuzon vazhdimisht Ramën për kodin zgjedhor, për mosbashkimin e së majtës. “Edi Rama donte të zhdukte të gjithë faktorët e së majtës”, deklaroi ai.

Prifti akuzoi gjithashtu PS dhe kryetarin e saj Edi Rama se ka bërë gjithçka për të vjedhur votat e LSI nëpër qarqe të ndryshme. “Është bërë një luftë e paprinciptë dhe janë paguar para për të manipuluar votat e LSI në Fier e në Tiranë. Nga 25.000 vota që fitova, arrita të rifitoj 11.000 vota në Qarkun e Fierit”.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *