Home / Sport / Pele kërkon t’u vihen fre shpenzimeve marramendëse në futboll

Pele kërkon t’u vihen fre shpenzimeve marramendëse në futboll

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele kërkon t’i vihet fre shpenzimeve të mëdha në botën e futbollit.

“Futbolli duhet ë frenojë shpenzimet e tepruara për të mirën e brezave të rinj. Në kohën tonë nuk kishte sponsorë kaq të fuqishëm, ndërsa tani është krejt ndryshe. Për mendimin tim dhe të FIFA-s pagat e lojtarëve duhet të kontrollohen”, thekson legjenda Pele.

Deklarata e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave erdhi nga Nigeria, ku “Perla e Zezë” ndodhet për promovimin e kandidaturës së Rio de Zhanieros për olimpiadën e vitit 2016.

Rio de Zhaniero duhet të përballet me kandidaturat e Tokios, Madridit dhe Çikagos për organizimin e Lojërave Olimpike 2016.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *