Home / Sport / Perez kërkon Superligën Evropiane

Perez kërkon Superligën Evropiane

Presidenti i Realit të Madridit rihedh në “treg” idenë e tij të vjetër të formimit të një Lige Evropiane ku do luajnë vetëm ekipet prestigjioze të kontinentit.

Presidenti madrilen, Florentino Perez, linçon: Ka ardhur momenti të krijojmë Supeligën Evropiane.” Numri 1 i Realit kërkon që me këtë ide të zëvendësojë Ligën aktuale të Kampioneve. “Duhet të gjemë një mënyrë për të krijuar Superligën Evropiane, – tha Perez për anglezen Times – një kompeticion që do të na garantojë spektaklin e përballjes së klubeve më të mira të Evropës, gjë që nuk po ndodh në Ligën e Kampioneve për momentin.

Në kompeticionin e ri kontinental duhet të marrin pjesë skuadrat spanjolle të Real Madridit, Barcelonës dhe Atletiko Madridit, anglezet Mançester United, Çelsi, Liverpul e Arsenal, italianet Inter, Milan e Juve, gjermanët e Bajern Munihut, francezët e Lionit, portugezët e Portos, skocezët Selltik e Rejnxhërs e në fund grekët e Olimpiakosit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *