Home / Sport / Perez përgëzon Barcelonën për blerjen e Ibrahimoviqit

Perez përgëzon Barcelonën për blerjen e Ibrahimoviqit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka bërë të ditur se Reali i Madridit duhet të shesë futbollistë, para se të bëjë blerje të reja, pasi skuadra e tyre ka tepricë futbollistësh. Njëherësh Perez ka uruar Barcelonën për blerjen e Zlatan Ibrahimoviqit.

“Nuk dua të flas për futbollistë të caktuar. Ne kemi bërë disa nënshkrime strategjike të shpejta dhe tashmë kemi 29 futbollistë në fondin tonë. Ne po bëjmë përpjekje të gjejmë skuadra tjera për ata futbollistë, të cilët nuk do të kenë shumë hapësirë tek skuadra jonë, por ende nuk ia kemi arritur këtij qëllimi. Ne kemi tepricë futbollistësh, prandaj disa prej tyre duhet të largohen. Paraja nuk është problem për ne, por nuk mund të kemi më shumë se 25 futbollistë në skuadër”, ka sqaruar Perez. Numri një i “klubit mbretëror” e sheh si pozitive ardhjen e Zlatan Ibrahimoviqit tek rivali përbetuar, Barcelona. “Nëse një futbollist i madh i bashkohet ligës spanjolle, kjo është gjë e mirë edhe për Realin, kurse pa dyshim se Ibrahimoviqi është një i tillë. Transferimi i tij është i afërt me ato që ne kemi bërë me Kakanë dhe Kristiano Ronaldon. Ardhja e Ibrahimoviqit është pozitive për ligën spanjolle, ngase kjo do të thotë se futbollistët më të mirë në botë do të luajnë këtu. Dua të përgëzoj Barcelonën për blerjen e tij, sepse ai vërtet është një futbollist i mrekullueshëm”, ka përfunduar Perez.

Morati lëvdata Ibrahimoviqit

Presidenti i Interit, Masimo Morati, ka folur për mediat italiane në lidhje me shitjen e Zlatan Ibrahimoviqit tek Barcelona. “Gjatë muajve të kaluar Ibrahimoviqi ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar, por nuk na ka shtyrë që ta shesim me çdo kusht.

Thjeshtë, ai më bëri me dije se të ardhmen dhe zhvillimin e tij të mëtutjeshëm e sheh te ndonjë klub tjetër”, ka pohuar Morati, duke lavdëruar profesionalizmin e futbollistit suedez dhe njëherësh ka hedhur poshtë zërat e mediave se Barcelona dhe Ibrahimoviqi kanë qenë në kontakt që një vit. “Nëse është ashtu si thoni ju, atëherë ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme që e ka fshehur këtë nga ne. Mendoj se askush nuk ka mundur të zemërohet për shkak të dëshirës së tij për t’u larguar, pas atij angazhimi të madh dhe epitetit të golashënuesit më të mirë në Serie A. Ne i falënderohemi për gjithçka që ka bërë për skuadrën tonë”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *