Home / Sport / Pirlo e Luis Fabiano; Milani ndryshon

Pirlo e Luis Fabiano; Milani ndryshon

“Milani duhet të ndryshojë kanal”, është trendi i ri i Leonardos që mendon të spostojë menjëherë idenë e tij për ekipin kuqezi.

Leonardo flet për ritme të reja pune dhe mendon për një taktikë ndryshe për Milanin, më saktë për një importim në mesfushë.

Po le ta fillojmë nga sulmi. Megjithëse Galiani po punon për disa pista, Leonardo kërkon vetëm njërin: Luis Fabiano. “Bën spondën, kontrollon topin dhe bën shumë lëvizje. Ndërsa. Huntelar është më shumë lojtar zone”. Gjithçka e qartë. Leo preferon ‘O Fabuloso’.

Mesfusha: dikush do të luajë më para në mesfushë, shton tekniku i ri kuqezi. Emri i parë që vjen ndërmend është ai i Pirlos. Mos vallë ishte sezoni i fundit i tij para mbrojtjes? Dyshimi vjen. Një hap i bukur para, me Ambrozinin e Gatuzon që do formojnë nga pas digën mbrojtëse të mesfushës. Pirlo në qendër, Ronaldinjo në të majtë dhe Pato në të djathtë do të jenë pas krahëve të Fabianos. Tamam një trio braziliane.

Andrea Pirlo ka teknikë e vizion loje tipike si amerikanojugorët. Një 4-2-3-1 pa patur nevojën e lojës nga krahët. Vetëm nëse do t’i duhet kundërshtarëve. Gjithsesi, topin zor se do ta shohin…

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *