Home / Lajme / Maqedoni / Pishinë në rajonin Tetovë-Jazhincë

Pishinë në rajonin Tetovë-Jazhincë

Pishina “Copenhagen” është rregulluar me të gjitha standardet evropiane të parapara për pishinat, kurse investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 400 mijë euro.

Për herë të parë banorët e rajonit Tetovë-Jazhincë do të kenë vend ku të freskohen gjatë sezonit veror, pasi qe në fshatin Sllatinë është hapur pishina Copenhagen.

Pishina qe përgjatë aksit rrugor Tetovë – Jazhincë ne fshatin Sllatine është investim i tre vëllezërve nga fshati Sllatinë, komuna e Tearces. Në këtë hapësirë janë të locuar katër pishina, thotë pronari Sherif Xheladini , sipas të cilit ky biznes është afatgjatë.

Pishina “Copenhagen” është rregulluar me të gjitha standardet evropiane të parapara për pishinat, kurse investimi i përgjithshëm kap vlerën prej 400 mijë euro.

Sipas pronarit të kësaj pishine, që është e para në rajonin Tetovë-Jazhincë, kualiteti, siguria, argëtimi, freskia dhe qetësia janë të gërshetuar në një vend dhe është një alternativë e mirë për të gjithë ata që nuk kanë mundësi që të shkojnë në pushime në bregdet

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *