Home / Sport / President i Steauas: Flamurtari luajti kumar në Skoci

President i Steauas: Flamurtari luajti kumar në Skoci

Presidenti i Setauas së Bukureshtit, Gigi Becali, por edhe trajneri i skuadrës në fjalë, Mihai Stoica, kanë akuzuar Flamurtarin e Vlorës se është përfshirë në “mafia bast”, sikurse e quajnë ata.

Këto konkulzione të tyre, dy drejtuesit e lartë të Steauas, kundërshtarit të radhës së Flamurtarit në Ligën e Europës, nëse kualifikohej me Modheruellin e Skocisë, nuk kanë ngurruar t’i bëjnë për shtypin rumun.

Madje, kjo temë ka qenë kryesorja në mediat rumune ditën e djeshme. Jo vetëm ato sportive, por edhe të tjerat, kanë shkruar se “Gigi Becali akuzon shqiptarët e Flamurtarit, që definitivisht e humbën kualifikimin me Modherëellin, se e kanë luajtur ndeshjen e kthimit në axhensi bastesh, por ai mohoi të ishte edhe vetë i përfshirë, së bashku me menaxherin e skuadrës, Stoica, në këtë rast.”

Duke folur për mediat rumune, konkretisht edhe për dy gazetat më të mëdha sportive të këtij vendi, “Prosport” dhe “Sporturilor”, të cilave po u referohemi, Becali ka nënvizuar: “Si të mos kesh dyshime pas asaj ndeshjeje, Modheruell Flamurtari, e cila përfundoi 8 1! Kushdo që merr vesh nga futbolli, e ka të qartë se shqiptarët e Flamurtarit kanë luajtur kumar. Ndoshta ata, të pafuqishëm për t’u kualifikuar, kanë luajtur bast, bazuar mbi një rezultat humbës kaq të thellë, i cili natyrisht ka patur edhe fitim shumë të madh. E përsëris, fitorja e tyre 8 1, në kthim me Flamurtarin, për çdo njeri normal është diçka e dyshimtë. Për mua ishte rezultat i fiksuar. Ajo ndeshje ishte luajtur në baste për të fituar para, madje me 6 ose 7 gola ndryshim. Natyrisht, e di se Flamurtari nuk është ndonjë “star” në futboll, por diferencën mes tij dhe Modheruellit nuk mund ta tregojë kurrsesi një humbje kaq e thellë.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *