Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria ne votebesim

Qeveria ne votebesim

Ndërkohë, propozimi për një votëbesim pritet të hidhet që nga java e ardhshme nga ana e Partisë së Re Social Demokrate (PRSD), ndërkohë pritet që ai të gjejë mbështetje edhe nga partitë e tjera opozitare.

Përveç kësaj, propozimi i hedhur dje nga kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski nuk është mbështetur fillimisht as nga partia më e madhe opozitare LSDM-ja, por nuk është komentuar edhe nga Partia Demokratike Shqiptare. Kryetari i PRSD-së propozoi një qeveri të përkohshme të unitetit mes pozitës dhe opozitës për të tejkaluar krizën aktuale në vend dhe çbllokimin e proceseve evrointegruese.

Një votëbesim i mundshëm i Qeverisë do të jetë trishtues dhe frikësues edhe për kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për shkak të rritjes së dyshimeve për çarje edhe në mesin e koalicionit qeveritar, por edhe brenda vetë partisë së tij. Dyshimet janë shtuar brenda VMRO-DPMNE, për shkak se një grup deputetësh tashmë jozyrtarisht kanë konfirmuar mundësinë e kalimit në partinë e sapoformuar të ish-ministrit të brendshëm Lube Boshkovski, por edhe mëdyshet dhe pakënaqësitë e një grupi të deputetëve të BDI-së, që janë kundër qeverisjes aktuale dhe koalicionit.

Ndërkohë, propozimi për një votëbesim pritet të hidhet që nga java e ardhshme nga ana e Partisë së Re Social Demokrate (PRSD), ndërkohë pritet që ai të gjejë mbështetje edhe nga partitë e tjera opozitare.

Përveç kësaj, propozimi i hedhur dje nga kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski nuk është mbështetur fillimisht as nga partia më e madhe opozitare LSDM-ja, por nuk është komentuar edhe nga Partia Demokratike Shqiptare. Kryetari i PRSD-së propozoi një qeveri të përkohshme të unitetit mes pozitës dhe opozitës për të tejkaluar krizën aktuale në vend dhe çbllokimin e proceseve evrointegruese.

PDSH ka bërë të ditur se po ndjekë të gjitha zhvillimet dhe ajo vazhdimisht është deklaruar lidhur me regresin dhe dështimin e kësaj qeverie konfliktuoze, por kjo parti nuk ka komentuar propozimin për qeveri uniteti, duke vlerësuar se bëhet fjalë për një propozim që nuk e kanë ndjekur saktësisht.

LSDM ka vlerësuar se një nismë e tillë nuk është serioze, për shkak se tani Gruevski ka pushtet absolut dhe pikërisht ai duhet të gjejë zgjidhje për dalje nga kriza që ka kapluar vendin.

VMRO-DPMNE gjithashtu ka dhënë komente mbi propozimin e Petkovskit duke shtuar se është një skenar i përgaditur nga opozita. “Vlerësojmë se është pjesë e një skenari më të madh që realizohej më herët në Maqedoni. Lojtarët janë të njohur dhe ne në mënyrë precize i kemi përmendur. Por ajo që nuk dimë është se kush janë sponsorizuesit dhe njerëzit që motivojnë këtë skenar”, deklaroi Ilija Dimovski – deputet i VMRO-DPMNE-së.(INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *