Home / Lajme / Maqedoni / Reagime të shumta për ngjarjet në USHT

Reagime të shumta për ngjarjet në USHT

Edhe kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka shprehur shqetësimet e tija pasi që Univeristeti Shtetëro I Tetovës ndodhet në Tetovë dhe sipas tij ne e mbajmë edhe barën dhe jemi të shqetësuar për ngjarjet e së enjtes. “Vendimi I marrë nga ministria nuk është konform ligjit sespe është autonomia e universitetit dhe e dyta është shumë e rëndësishme aq më tepër që mund ta quajmë një okupacion mbasi ka marë pjesë edhe Ministria e Punëve të Brendshme me gjithë logjistikëne tyre nëpër të gjitha vendet janë vendosur dhe mendojë se ne do të bëjmë presion tek organet qeveriatre tek Unioni europian, tek ambasada amerikane dhe do të informojmë asociacionet europiane, asociacionin e Bolonjës ku edhe universiteti I USHT-së është antar në këtë asociacion.Ne nuk kemi asgjë kundër, nëse konkursi ka qenë në procedurë kanë mundë të konkurojnë. Nuk kanë njeri për konkurs dhe tentojnë në mënyrë joligjore të futen në universitet. E kanë marrë njerëz të paautorizuar”, tha kreu I komunës së Tetovës Sadi Bexheti

Tetove, 3 korik-Demokracia e Re javën e ardhshme do të ngrejë procedurë në Gjykatën Kushtetues për ngjarjet që ndodhën në USHT. Partia e Selmanit aktin e djeshëm të suspendimit të rektorit dhe senatit pa procedurë paraprake e ka cilësuar si antikushtetues.
“DR me vëmendje do ta ndjek situatën këto dy tre ditë dhe ne qysh në fillim të javës së ardhshme do të ngremë një procedurë deri te Gjyqi Kushtetues për arsye se besojmë se rastet e tilla jo që janë në kundërshtim, por rastet e tilla janë shumë të dëmshme për institucionet e larta arsimore dhe është një shembull shumë i vrazhdë për gjithë tjetër që duhet të respektojnë ligjet dhe procedurat, rregullat dhe para së gjithash normat juridike”, deklaroi Imer Selmani, lider i DR-së.
Edhe PDSH-ja ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme në USHT.
“Ky okupim i djeshëm që i bëhet institucionit më të lartë arsimor të shqiptarëve këtu aspak nuk dallon nga okupimi që bëri Millosheveqi Universitetit të Prishtinës në vitet 90. Bashkësia ndërkombëtare është totalisht e shokuar me këtë ngjarje me këtë shkelet kushtetuta, janë shkelet ligjet dhe definitivisht ky vendim duhet të tërhiqet mbrapa.Totalisht është ndryshe. Atëherë Qeveria shkarkoi ushtruesin e detyrës rector I cili ishte zgjedhur pa kurfarë procedure ligjore. Ky rector I tanishëm është I zgjedhur prej Senatit të Universitetit të Tetovës. Dy, atëherë Qeveria dhe Ministria respektoj zgjedhjen oficiale që e bëni Senati I Universitetit të Tetovës. Ky ministër dhe kjo Qeveri suspendojnë edhe Senatin që është I zgjedhur në një procedurë krejtësisht të drejtë. Dhe e treat: Prof.Dr. Agim Vela I përmbush të gjita kushtet sipas kartës së Bolonjës, sipas ligjit që të jetë rector I Universitetit Shtetëror të Tetovës, ndërsa ky Papoviç apo Shqeanoviç apo Agron Reka është një mësues, që s’kam kurgjë unë kundër mësuesve, por që nuk ka asnjë titull shkencor të verifikuar në mënyrë se si duhet dhe së katërti problem dhe taktika është treguar shumë e thjeshtë. Universiteti I Tetovës ka pasur Konkursin normal për tu zgjedhur rector I Universitetit, në bazë të ligjeve, në bazë të normave, në bazë të kartës së Bolonjës dhe afati I atij konkursi skadon sot dhe prej nesër senati do të zgjidhte atë që do ti përmbushte kushtet. Qeveria duke mos pasur asnjë kuadër që I përmbush kushtet gjeti një Papoviç apo Shqefanoviç dhe shkoi me një goditje jashtëligjore. Padyshim se nuk është e njejtë absolutisht. Jo se dua të mbroj por këto argumente besoj se janë të bollshme se kjo është tamam një okupacion që I bëri Millosheviqi Universitetit të Prishtinës në vitet nëntëdhjetë”, theksoi Menduh, Thaçi lider i PDSH-së.
Edhe kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka shprehur shqetësimet e tija pasi që Univeristeti Shtetëro I Tetovës ndodhet në Tetovë dhe sipas tij komuna e mban edhe barën dhe u shpreh Bexheti se jemi të shqetësuar për ngjarjet e së enjtes. “Vendimi I marrë nga ministria nuk është konform ligjit sespe është autonomia e universitetit dhe e dyta është shumë e rëndësishme aq më tepër që mund ta quajmë një okupacion mbasi ka marë pjesë edhe Ministria e Punëve të Brendshme me gjithë logjistikëne tyre nëpër të gjitha vendet janë vendosur dhe mendojë se ne do të bëjmë presion tek organet qeveriatre tek Unioni europian, tek ambasada amerikane dhe do të informojmë asociacionet europiane, asociacionin e Bolonjës ku edhe universiteti I USHT-së është antar në këtë asociacion.Ne nuk kemi asgjë kundër, nëse konkursi ka qenë në procedurë kanë mundë të konkurojnë. Nuk kanë njeri për konkurs dhe tentojnë në mënyrë joligjore të futen në universitet. E kanë marrë njerëz të paautorizuar”, tha kreu I komunës së Tetovës Sadi Bexheti

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *