Home / Sport / Reali i Madridit punëson 16 truproja për Kristiano Ronaldon e Kakanë

Reali i Madridit punëson 16 truproja për Kristiano Ronaldon e Kakanë

Reali i Madridit ka punësuar 16 truproja për Kristiano Ronaldon dhe Kakanë. Pjesa më e madhe prej tyre do të merret me portugezin, vëmendja ndaj të cilit e ka kaluar atë të Devid Bekham.

Kristiano Ronaldo do të bëhet futbollisti i parë i Realit të Madridit që do të ketë një eskortë personale për ta mbrojtur nga fansat dhe admiruesit. Klubi madrilen ka vendosur të bëjë një sforco për portugezin, duke parë admirimin e tifozëve kundrejt tij. Madje, sipas gazetes El Pais, as Devid Bekham nuk ka pasur një vëmendje të tillë. Anglezi kishte eskortën e tij private të paguar prej 8 vetash nga një sponsor, megjithatë as atë nuk mund ta merrte me vete kur Reali luante jashtë Madridit.

Për Ronaldon gjërat duken ndryshe. Klubi madrilen ka punësuar 16 vetë për të mbrojtur dy blerjet e tij kryesore, portugezin si edhe Rikardo Kaka. Sipas klubit, ish-lojtari i Mançesterit do të ketë nevojë për truproja edhe kur të dalë nga shtëpia. Në fakt, një gjë e tillë u pa edhe në ditën e prezantimit, të hënën, kur tifozët tentuan disa herë të shkonin në skenë për të takuar fituesin e Topit të Artë në fuqi. Edhe pas përfundimit të prezantimit, disa prej tyre e ndoqën jashtë për te makina.

Duke parë edhe këtë vëmendje nga fansat dhe gazeratët, Ronaldo ka nxituar të marrë avionin dhe të kthehet në Lisbonë. Ndërkohë, pas vetëm një dite, numri i fanelave të shitura të Ronaldo ka kaluar 3 mijë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *