Home / Sport / Renova eliminohet në Liga Evropiane

Renova eliminohet në Liga Evropiane

Renova nga fshati Xhepcisht është eliminuar nga Liga Evropiane, pasi që barazimi 1:1, nuk u mjaftoi për të kompenzuar humbjen 2:1 nga ndeshja e parë përballë Dinamo Minsk-ut. Besar Ibrahimi ishte autor i golit për Renovën, mirëpo një vendim i dyshimtë i referit kryesor Lasha Silagava mundësoi që mysafirët të barazojnë nga penaltia.

Skuadra e Renovës e cila përfaqësoi Maqedoninë në Ligën Evropiane , është eliminuar nga garat e mëtejshme të këtij kompeticioni, pasi nuk arriti të përmbysë disavantazhin nga ndeshja e parë përballë ekipit bjellorus Dinamo Minsk. Takimi në stadiumin e qytetit në Shkup përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, që nënkupton eliminim të Renovës, pasi në ndeshjen e parë në Minsk humbën me rezultat 2:1. Xhepçishtasit për të kaluar më tej, kishin nevojë për fitore 1:0, dhe atë rezultat e arritën që në minutën e 12-të takimit,kur Faruk Statovci harkoi bukur në zonë, ndërsa Besar Ibrahimi me kokë dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, për gëzim të madh në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. .
Edh pas epërsisë Renova luante lojë të sigurtë, më shumë e orientuar në mbrojtje dhe duke pritur të rezikojë në kundërsulme.
Gjërat shkonin mirë deri në minutën e 37-të, kur pas një sulmi të mysafirëve që dukej se nuk do të ketë rrezik për portën e Renovës, megjithatë dueli i Statovcit me Shuklei-n nga ana e referit kryesor u cilësua si penalty. isliak, gjuajti nga pika e bardhë, duke barazuar rezultatin në 1:1.
Në pjesën e dytë futbollistët e Renovës hyrën me dëshirë të madhe për të sulmuar, por evidente ishte përgatitja më e mirë fizike e mysafirëve të cilët kishin kontroll të plotë të lojës. Ata në disa raste shumë lehtë mundeshin që të shënojnë gol për fitore, mirëpo në momentet vendimtare ose gabonin sulmuesit mysafirë, ose shpëtonte portieri Kovaçeviç. Në minutën e fundit të ndeshjes Renova mundej që ta dërgojë takimin në kohën shtesë, mirëpo Ylber Aliu nuk ndoqi mirë harkimin e Agron Memedit, duke humbur mundësi të arrtë për të sjellë Renovën në epërsi.. Menjëherë pas këtij rasti të humbur, u tregua fundi i takimit, që solli dëshprim në rradhët e Renovës, të cilët u eliminuan nga Liga Evropiane që në rrethin e parë. Megjithatë vlen të ceket se edhe pse mysafirët ishin më të përgatitur fizikisht, pasi që kampionati i tyre është në rrjedhë e sipër, megjithatë Renova në të dy ndeshjet u dëmtua nga referët me nga një penalty për kundërshtarin dhe të paktën me nga një tjetër të pa referuar për ta.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *