Home / Sport / Renova humbi 2:1 nga Dinamo Minsk

Renova humbi 2:1 nga Dinamo Minsk

Skuadra nga Xhepcishti ka pësuar disfatë me rezultat 2:1 përballë Dinamos nga Minsku, në ndeshjen e parë të xhiros së parë të Kupës Evropiane. Renova pjesën e parë e mbylli me epërsi 1:0, mirëpo në fraksionin e dytë vendasit hodhën gjithcka në sulm, duke arritur të bëjnë kthesë të plotë të rezultatit.

Disfatë minimale me gol të shënuar në teren mysafir kanë pësuar futbollistët e Renovës në përballjen e xhiros së parë kualifikuese për Kupën Evropiane përballë ekipit Dinamo Minsk. Ky rezultat para ndeshjes do të pranohej me dy duar nga tabori i Renovës, mirëpo nëse miren parasysh ngjarjet në fushë, gjpsunuesit mbeten të pakënaqur me rezultatin, pasi që ata një pjesë të gjatë të ndeshjes avansonin 1:0.
Edhe pse në fillim vendasit të cilët llogariteshin si favorit absolut, tentonin të tregojnë autoritet në fushë, skuadra e Renovës me një vendosje të shkëlqyeshme taktike neutralizonte të gjitha sulmet e Dinamos. Me kalimin e kohës Renova kërkonte të bëjë më tepër edhe në fazën sulmuese dhe në minutën e 40-të përmes Besar Ibrahimit kaluan në epërsi.
Me avantazh 1:0 për miqtë u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën vendasit hynë edhe më agresiv. Sulmonin nga të gjitha anët, kërkonin me cdo kusht golin, por Renova vazhdonte të rezistojë. Megjithatë në minutën e 72-të pas një sulmi të vendasëve referi jep penalti për Dinamon, të cilën në gol e ktheu Kislyak, për barazim të rezultatit në 1:1.
Barazimi nuk kënaqi vendasit dhe ata edhe më tej vazhdonin të sulmojnë. Ofenziva e tyre ishte e madhe dhe si rezultat i kasaj mbrojtja e Renovës kapituloi edhe një herë në minutën e 88-të, kur Strakhanovich shënoi për 2:1, që në fund u tregua të jetë rezultat përfundimtar i takimit.
Marrë në përgjithsi ky është një rezultat i mirë për Renovën para ndeshjes së kthimit në Shkup. Edhe pse Xhepcishtasit mundeshin të nxjerin edhe më shumë, megjithatë nuk duhet të harohet fakti se përballë kishin një ekip të fortë dhe me përvojë shumë më të madhe në arenën ndërkombëtare.

Rezultatet e disa takimeve tjera nga xhiroja e parë kualifikuese e Kupës Evropiane:

Olimpi Rustavi 2 – 0 B36 Torshavn
Banants Yerevan 0 – 2 Siroki Brijeg
Dinaburg 2 – 1 Nomme JK Kalju
Simurq 0 – 1 Bnei Yehuda Tel Aviv
FC Lahti 4 – 1 Din. Tirana
Sutjeska Niksic 1 – 1 MTZ-RIPO Minsk
Valletta 3 – 0 Keflavik
Din. Minsk 2 – 1 Renova
Narva JK Trans 0 – 3 Rudar Velenje
Zimbru 1 – 2 Okzhetpes Kokshetau
Anorthosis 5 – 0 Kaerjeng
Grevenmacher 0 – 3 Vetra
Haladas 1 – 0 Irtysh Pavlodar
Randers FC 4 – 0 Linfield
Slaven Belupo 1 – 0 Birkirkara
Trnava 2 – 1 Inter Baku
NSI Runavik 0 – 3 Rosenborg
Sligo Rovers 1 – 2 Vllaznia
Buducnost P 0 – 2 Polonia Warsaw
Helsingborg 3 – 1 FC Mika
Lisburn 1 – 5 Zestafoni

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *