Home / Sport / RENOVA SHPRESON TË KUALIFIKOHET MË TEJ

RENOVA SHPRESON TË KUALIFIKOHET MË TEJ

Në taborin e Renovës mbizotron atmosferë pozitive, para ndeshjes kthyese në kuadër të xhiros së parë të Ligës Evropiane kundër Dinamo Minsk-ut nga Bjellorusia. Edhe pse në ndeshjen e parë në Minsk xhepçishtasit pësuan disfatë 2:1, megjithatë goli i shënuar në fushë mysafire, Renovën e vendos në një situatë tejet të volitshme.

Ekipi i Renovës është duke bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes kthyese të rrethit të parë në Ligën Europiane, kur në Shkup do të përballen me ekipin bjellorus Dinamo Minsk. Përgatitjet janë duke rrjedhë sipas planit të hartuar, ndërsa të gjithë në taborin e Renovës duke filluar nga kryesia, stafi teknik, por edhe futbollistët janë optimistë se kanë fuqi që ta eliminojnë kundërshtarin. Renova në ndeshjen e parë pësoi disfatë me rezultat 2:1 , mirëpo goli i shënuar në teren mysafir ka vlerë të madhe. Renovës tani i mjafton të shënojë fitore minimale pa gol të pranuar, për të kaluar në raundin tjetër të Ligës Europiane.

“Mendoj se na pret një ndeshje e vështirë. Të gjithë jemi të bindur se atje kemi luajtur shumë mirë dhe tani e dijmë se si luan kundërshtari, që është një plus i madh për ne. Mendoj se tani do të arrijmë të shënojmë gol dhe të kalojmë më tej. Të gjithë do të japim maksimumin e forcave tonë dhe besoj se kjo gjë do të jetë e mjaftueshme që të shënojmë fitore të ejnten.“- është shprehur sulmuesi i Renovës Ylber Aliu.

Sa i përket bilansit mjekësor, pjesa më e madhe e futbollistëve janë në dispozicion të stafit teknik. Në ndeshjen e parë në fanelën e Renovës debutoi Faruk Statovci, ndërsa dy përforcimet tjera Gashi dhe Jançevski nuk luajtën për shkak të lëndimit. Për ndeshjen e nesërme është e sigurtë se Fisnik Gashi do të jetë në kombinim, ndërsa në pikëpyetje edhe më tej mbetet aktivizimi i Boban Jançevskit.
Ekspedita e Renovës të mërkurën është shpërngulur në Shkup dhe është vendosur në hotelin “Belvi”, ku do të qëndrojë deri në fillimin e ndeshjes.
Përballja Renova – Dinamo Minsk zhvillohet të ejnten në stadiumin e qytetit në Shkup, me fillim në orën 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë treshja e referëve nga Gruzija , në krye me Llasha Silagavan dhe ndihmësit e tij Zubar Jvaridze dhe Zaza Ptipia.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *