Home / Sport / Renova shpreson të nxjerrë rezultat pozitiv në Minsk

Renova shpreson të nxjerrë rezultat pozitiv në Minsk

Renova nesër në Minsk do të përballet me Dinamon, në kuadër të fazës së parë të Kupës Evropiane. Xhepçishtasit shpresojnë të nxjerin rezultat pozitiv, që do tu mundësonte në ndeshjen kthyese të sigurojnë kalimin në raundin e ardhëshëm.

Nga katër skuadrat të cilat do ta përfaqësojnë Maqedoninë në kupat evropiane, Renova e para do të nis aktivitetet e saj në Evropë. Xhepçishtasit nesër me fillim në orën 18:00 sipas kohës lokale në Minsk do të përballen me skuadrën e Dinamos. Ekipi bjellorus është favorit për shkak të traditës së saj në arenën ndërkombëtare dhe trofeve të fituara në vendin e tyre. Megjithatë nga tabori i Renovës vijnë zëra se ata nuk do të dorëzohen para kohe dhe se edhe pse maksimalisht respektojnë kundërshtarin, ata gjithsesi gjatë gjithë 90-të minutave do të kërkojnë të nxjerin rezultat pozitiv.
Optimist para përballjes së nesërme është shprehur edhe kapiteni Fisnik Nuhiu, i cili ka folur në emër të të gjithë bashkëlojtarëve .

“ Na pret një ndeshje shumë e vështirë, të gjithë e dimë se Dinamo Minsk është një skuadër shumë e fortë, me traditë të gjatë. Ata janë favorit në këtë ndeshje mirëpo ne do shkojmë në Minsk që të japim maksimumin dhe të mundohemi që të bëjmë një befasi, siç bëmë vitin e kaluar kundër Rijekës. Ne shpresojmë që të përsëritet viti i kaluar, që të kalojmë këtë kundërshtar, por do theksoj përsëri se na pret një ndeshje shumë e vështirë. Ata kanë një ekip më cilësor se ne, por në futboll ndodhin befasia dhe pse mos të ndodh të enjten edhe në Minsk.”- u shpreh Fisnik Nuhiu.

Për Renovën kjo është paraqitja e dytë në Evropë, pasi që vitin e kaluar luajtën në Kupën INTERTOTO, madje duke eliminuar në fazën e parë skuadrën kroate Rijeka, ndërsa në raundin e dytë u eliminuan nga ekipi Izraelit Bnei Sakhin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *