Home / Sport / Rezar Taçi blen 20 milion euro Bolonjën

Rezar Taçi blen 20 milion euro Bolonjën

Skuadra italiane e futbollit Bolonja do të ketë një pronar të ri që vjen nga Shqipëria. Rezar Taçi ka arritur marrëveshjen për blerjen e pjesës më të madhe të aksioneve të skuadrës italiane të Bolonjës.Mediat italiane sportive bëjnë të ditur se Rezart Taci ka arritur marrëveshjen me familjen Menarini që drejton aktualisht klubin italian në serinë për blerjen e 80% të aksioneve.

Presidenti i kompanisë Taci Oil do të jetë pronari i ri i klubit të futbollit italian “Bolonja”. Mediat italiane sportive bëjnë të ditur se Rezart Taci ka arritur marrëveshjen me familjen Menarini që drejton aktualisht klubin italian në serinë për blerjen e 80% të aksioneve. Marrëveshja mes Tacit dhe Manarinit kap shifrën e rreth 20 milionëve eurove. Po sipas mediave italiane gjithcka ka përfunduar dhe pritet që sot të vijë dhe zyrtarizimi i marrëveshjes. Rezart Taci i cili arriti të sillte ekipin e madh te Milanit dy herë për miqëdore në Tiranë do të jetë keshtu pronari i pari i klubi në Serinë A. Mediat bëjnë të ditur gjithashtu se është hera e parë që një i huaj, blen një skuadër të Serisë A në Itali. Sipas medias italiane presidenca e re do të nisë drejtimin e klubit në datën 3 gusht.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *