Home / Sport / Riberi: Nuk do të luftoj me Bajernin

Riberi: Nuk do të luftoj me Bajernin

Frank Riberi refuzoi të përjashtonte një transferim te Reali i Madridit kësaj vere. Por, mesfushori përgënjeshtroi faktin se ai dëshironte të hidhrohet me Bajernin e Munihut për të kaluar në “Santiago Bernabeu”.

“Unë dëshiroj të largohem. O te Reali o askund tjetër”. Fjalët e tij u konsideruan si një mesazh shokues te Bajerni i Munihut, të cilët mesa duket janë të pashpresë për të mbajtur yllin e tyre. Në fakt, përfunduan edhe shpresat e Mançester Junajtedit për të bërë një ofertë financiare për Riberinë me qëllim zëvendësimin e Kristiano Ronaldos, të larguar tashmë në Spanjë te Reali i Madridit.

Gjithsesi, Riberi dje tha : “Unë nuk kam thënë kurrë se është e domosdoshme të largohem. Këto nuk janë fjalët e mia, deklarimet e mija janë keqinterpretuar”. I pyetur në lidhje me një vendim për të ardhmen e tij, nëse ajo lidhej vetëm me Bajernin, Riberi tha: “Unë nuk do të grindem me Bajernin. Këtë fjalë dua të sqaroj. Ne thjesht tani duhet të presim dhe nëse do të ketë një ofertë do ta trajtojmë. Por tani nuk dëshiroj të them ndonjë gjë”.

Riberi është akuzuar shpesh kohët e fundit se dëshironte të shmangte kontaktet me shefat e Bajernit të Munihut, duke munguar në tre seanca stërvitore. Ai për këtë tha: “Kjo është një gënjeshtër. Unë ndjej me të vërtetë dhimbje, kavilja ime është ënjtur. Unë kam një flluskë. Unë dëshiroj të kthehem në stërvitje sa më shpejt që të jetë e mundur. Mentalitet im është të jap gjithmonë më të mirën”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *