Home / Sport / Richards me grip te derrave

Richards me grip te derrave

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, ka ngecur në pushime, pasi është diagnostikuar me gripin e derrave.

Richards thotë se ai është mbyllur në dhomën e tij të hotelit në Qipro, pasi i është thënë se nuk mund të fluturojë sërish në Britani, derisa të shërohet plotësisht.

“Në fillim mendova se është një infeksion i keq i fytit, ose ndoshta ndonjë helmim nga alkooli. U ndjeva shumë i dobët, sa nuk mund të lëvizja e as të haja. Miqtë më sillnin pije në shtrat”, ka thënë Richards për The Sun.

“Kur më thanë se kisha grip të derrave, në mendjen time filloi të sillet gjithçka. Shihni në lajme njerëz që vdesin nga kjo”, ka shtuar lojtari.

21-vjeçari shkoi në pushime pasi ndihmoi Anglinë të arrijë në finale të Kampionatit Evropian U21 në Suedi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *